Site icon Telegrafi

Man City pritet të ofrojë gjatë janarit 67 milionë euro për Nevesin

Ruben Neves (Getty Images)

Manchester City po pritet të dërgojë një ofertë të lartë gjatë janarit për mesfushorin e Wolverhampton, Ruben Neves.

Sipas mediumit anglez The Sun, City e ka identifikuar Neves si njeriun që ata duan të mbajë mesfushën e tyre.

Pep Guardiola u la i dëshpëruar kur humbi objektivin e tij, Jorginho, në verë me italianin që vendosi të bashkohej me Chelsean.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ruben Neves

Por, tani trajneri spanjoll beson se ka pak dritë në mesfushë dhe shpreson të lidhë hendekun me Nevesin në muajin janar.

Portugezi 21 vjeç, ka pasur një fillim të mirë në Ligën Premier, duke bindur Guardiolën se ai ka atë që duhet për ta vendosur në mesfushën e qytetit.

Neves shënoi një gol të bukur në javën e parë ndaj Evertonit (Getty Images)

Neves është quajtur si Andrea Pirlo portugez, dhe City dëshiron ta shfrytëzojë atë në një rol udhëheqës.

City gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të bëjë një ofertë prej 60 milionë funtesh apo 66.8 milionë eurosh për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version