Telegrafi

Man City po përgatit transferimin e Bukayo Sakas

Bukayo Saka ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Arsenalit.

Mirëpo e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje pasi skuadrat më të mëdha interesohen për shërbimet e tij.

Daily Mail ka raportuar se kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për transferimin e anglezit të talentuar.

20-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola i cili e sheh atë si zëvendësuesin adekuat të Raheem Sterling i cili është drejt largimit.

Saka këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 38 ndeshje në Ligën Premier.

Gjithsesi londinezët e vlerësojnë shumë yllin e tyre dhe nuk do ta lejojnë largimin e tij pa u paguar një shumë prej 70 milionë eurove. /Telegrafi/