Telegrafi

Man City po përgatit një ofertë të madhe për Kroosin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po lëviz për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.

Sipas mediumit Don Balon, Guardiola njeh nevojën për një gjeneral të ri të mesfushës dhe ka identifikuar Kroos si zgjedhjen e tij numër 1 për këtë pozitë.

Lexo po ashtu Kroos dhuron mbi gjysmë milioni euro për të ndihmuar fëmijët e sëmurë

Spanjolli tashmë ka rënë dakord të vazhdojë qëndrimin e Yaya Toure për një tjetër sezon, por e sheh shtimin e Kroos si opsionin më serioz.

Kroos, i cili u largua nga Bayern Munich menjëherë pasi që Guardiola mori përgjegjësinë, kohëve të fundit përjashtoi një kthim në Bundesligë, ndonëse pranon se Reali nuk ka gjasa të jetë klubi i tij i fundit.

City do të mbështesë Guardiolën deri në fund këtë verë dhe nëse ai shtyn për nënshkrimin e Kroosit, Reali mund të presë një ofertë të madhe që së shpejti të depozitohet. /Telegrafi/