Site icon Telegrafi

Man City lëviz për Stones dhe Laporten

Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola dëshiron të nënshkruajë me John Stones dhe Aymeric Laporte këtë verë.

Pasi kanë nënshkruar me Ilkay Gundogan nga Borussia Dortmund, Guardiola ka kthyer vëmendjen e tij në mbrojtje duke dashur të shpenzoj plot 85 milionë funte për dyshen.

Sipas The Manchester Evening News, skuadra nga Etihad janë të etur për të ndërtuar një skuadër të re dhe të fortë përpara fushatës së Ligës së Kampionëve.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Stones, i cili po kërkon të largohet nga Evertoni këtë verë, ka një mori të klubeve evropiane që e ndjekin nënshkrimin e tij këtë verë.

Ndërsa, Laporte bëri 26 paraqitje në La Liga për Athletic Bilbao dhe 13 ndeshje në garat tjera. 22-vjeçari konsiderohet si një prej mbrojtësve më premtues në futbollin evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version