Telegrafi

Man City lë anash Sanchezin, fokusohet te transferimi i Mbappes

Manchester City po ringjall ndjekjen e sulmuesit të talentuar të Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas portalit britanik ‘Goal.com’, City do të shkojë përsëri për Mbappen nëse nuk arrijnë të mundin Paris Saint-Germain për Alexis Sanchezin.

Lexo po ashtu Sanchez kërkon pagë ‘sheiku’ te PSG, City shpreson t’i refuzohet e ta transferojnë vetë atë

Sulmuesi kilian ishte objektivi kryesor i sulmit për Pep Guardiolan këtë verë, pasi spanjolli dëshiron të sfidojë Chelsean për titullin e Ligës Premier.

Duke mos qenë të sigurt për joshjen e xhevahirit të Arsenalit, City tani është duke u përgatitur për të trokitur në derë të gjigantëve francezë për herë të dytë brenda disa javësh për Mbappen.

PSG mundi Cityn për të fituar shërbimet e Dani Alvesit pasi Guardiola mendoi dhe ishte i sigurt se do të bashkohej me ish-mbrojtësin e tij te Barcelona.

Lexo po ashtu Gjiganti anglez ia bën me dije Monacos se ka gati 130 milionë për Mbappen

City është kundër PSG-së po ashtu për shërbimet e Sanchezit, dhe duhet të bindë Topçinjtë për të shitur lojtarin e tyre më të mirë për një rival të Ligës Premier.

Ndërkohë, u tha javën e kaluar se City janë gati të ofrojnë një rekord botëror prej 110 milionë funteve për Mbappe, i cili shënoi 24 gola në sezonin e kaluar, një çmim që ata nuk hezitojnë të paguajnë. /Telegrafi/