Ylli i Interit, Milan Skriniar ka përfunduar në listën e dëshirave të Manchester Cityt, të cilët janë gati të bëjnë çmenduri për transferimin etij.
Skriniar ka treguar formë të lartë dhe lidership me fanellën e Interit duke bërë për vete shumë skuadra të mëdha evropiane.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Manchester City është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për mbrojtësin e Interit.

Rivalët lokal të Manchester Unitedit bën një qasje për Skriniar verën e kaluar, por u refuzuan, ndërsa City është i vendosur të bëjë një qasje të re.
Ata gjithashtu janë gati të përballen me konkurrencën e klubeve të mëdha spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës. /Telegrafi/