Telegrafi

Man City identifikon dy objektivat e mbrojtjes

Manchester City ka identifikuar tashmë objektivat e tyre për përforcimin e mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni anglez në fuqi ka hasur në probleme në mbrojtje këtë gjysmë të parë të sezonit, pasi disa emra të rëndësishëm janë lënduar.

Drejtuesit e klubit thuhet se janë interesuar të përforcojnë këtë repart në janar dhe objektivat tashmë dihen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Man Cityt

Sipas mediumit The Telegraph, City po mban shënime për  Pau Torres të Villarreal dhe Ruben Dias të Benfica për t’i nënshkruar gjatë janarit.

Ndërsa Pep Guardiola ka përjashtuar aktivitetin e transferimeve muajin tjetër, klubi nuk e ka mbyllur plotësisht derën për përforcime.

Të dy, Torres dhe Dias janë vetëm 22 vjeç dhe vlerësohen si dy nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë. /Telegrafi/