Site icon Telegrafi

Man City ia liron rrugën Chelseat për transferimin e Iscos

Isco (Getty Images)

Manchester City është i gatshëm t’i lirojë Chelseat rrugën për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Chelsea do të duhet të zëvendësojë Eden Hazardin nëse ai përfundon në Real Madrid gjatë verës.

Kështu, emri më i përfolur është ai i mesfushori spanjoll, Isco, i cili nuk po kalon kohë të mira dhe të lumtura te Reali.

Lexo po ashtu Manchester City planifikon ofertë prej 85 milionë eurove për Iscon

U tha se City duan spanjollit, por tani del se Qytetarët nuk janë të interesuar të paguajnë për atë, kështu Chelsea mund të ketë rrugën e lirë nëse lojtari dëshiron Anglinë.

Isco po shkëlqen te Spanja, por te Reali nuk po mund të zë vendin e titullarit (Getty Images)

Megjithatë, edhe transferimi i Iscos do të varet nga ajo se kush do ta merr drejtim e skuadrës londineze.

Isco lulëzon në dy skenarë – njëra ku ka një ekip lojtarësh me mendime të ngjashme duke luajtur stilin e tij të futbollit dhe e dyta, ku ai është fokusi qendror i ekipit, pra një numër 10 rreth të cilit gjithçka sillet.

Lexo po ashtu Bale, Isco e Kovacic - yjet që mund të largohen nga Reali gjatë verës

Kjo përjashton shumë kundërshtarë dhe është arsyeja pse ai nuk është duke u zhvilluar në Real Madrid, pasi lojtari kryesor i skuadrës është portugezi Cristiano Ronaldo.

Afati kalimtar i verës do të sqaroj gjithçka rreth të ardhmes së Iscos, e cila ka pak mundësi të vazhdoj të jetë në Bernabeu, pasi edhe Mbretërit mendojnë ta shesin për të krijuar fonde të reja. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Perez përfshinë Iscon në ofertën e re 400 milionëshe për Neymarin
Exit mobile version