Manchester City po shqyrton mundësinë ta ofroj sulmuesin Gabriel Jesus në paketë për marrëveshjen e transferimit të Joao Felix nga Benfica.
Sipas gazetës portugeze A Bola, City është skuadra më e interesuar për të transferuar talentin e madh portugez.
Ylli i Benficas është i kërkuar nga një sërë ekipe të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e këtij sezoni.
Felix ka shënuar 19 gola dhe 11 asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat dhe kjo ka bërë klubet ta duan me ngulm.
Kampioni i Ligës Premier kryeson listën për transferimin e 19-vjeçarit pasi mund të fus pasi mund të fusë edhe një emër të madh në marrëveshje.
Klauzola e portugezit është në vlerë të 120 milionë eurove, ndërsa City e vlerëson 100 milionë euro dhe është gati ta ofrojë Jesusin si pjesë e marrëveshjes. /Telegrafi/