Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Evertoni në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës FA.
Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar rrugën e tyre drejt trofeut të Kupës FA, pasi kanë fituar një përballje të vështirë në udhëtim te Evertoni.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët menaxhuan lojën dhe krijuan shumë raste.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, golat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.
HALF TIME | Stalemate so far.
🔵 0-0 ⚫️ #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/x8mYyEacRn
— Manchester City (@ManCity) March 20, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri City ishte ekip më i mirë dhe më kërkues drejt golit dhe fitores, duke arritur në fund të shënojë dy herë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 84-të dhe ishte mesfushori në formë, Ilkay Gundogan, i cili shënoi për 0-1.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli i inkuadruar në pjesën e dytë, Kevin de Bruyne (90′) që me një gol të bukur shënoi për 0-2 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
FULL TIME | A massive win! 💪
🔵 0-2 ⚫️ #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/CuS0DFqMo8
— Manchester City (@ManCity) March 20, 2021
Me këtë fitore, City kalon në gjysmëfinale të Kupës FA dhe vazhdon rrugën drejt një trofeu këtë sezon. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1373353318240641024
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1373353569596891139