Site icon Telegrafi

Man City është gati të ‘djegë’ konkurrencën e Barcelonës për transferimin e Lautaros

Manchester City thuhet se është i gatshëm të paguajë mbi 90 milionë euro për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, megjithëse kjo ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme.

Reprezentuesi argjentinas feston sot ditëlindjen e tij të 23-të, megjithëse nuk do të jetë në humor të mirë pas humbjes 3-2 në finale të Ligës së Evropës nga Sevilla.

Sipas gazetës The Sun, trajneri i Cityt, Pep Guardiola e ka bërë Lautaron objektivin e tij numër një si trashëgimtari i sulmuesit Sergio Aguero.

Lexo po ashtu Man City i bindur, Lautaro do të jetë pasues i Agueros

Kishte një klauzolë lirimi në kontratën e Lautaros me Interin, me vlerë 111 milionë euro, por ajo ka skaduar në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, Qytetarët shpresojnë të tundojë Nerazzurrët për shitjen e lojtarit duke ofruar 84 milionë funte (rreth 91 milionë euro), megjithëse kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.

Lexo po ashtu Man City synon ta tundojë Interin, ofron Jesusin dhe Angelinon për Lautaron

Barcelona ka kaluar gjithë verën duke ndjekur hapur yllin argjentinas, por nuk ka mundur të përmbushë çmimin e kërkuar nga Interi.

Lautaro krijoi një partneritet të shkëlqyeshëm me Romelu Lukaku dhe ka shënuar 21 gola dhe shtatë asistime në 49 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version