Kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City ka si objektiv kryesor të kësaj vere sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, por transferimi i tij ka hasur në shumë vështirësi, kryesisht shkaku i çmimit të kërkuar.
City ka transferuar tashmë Jack Grealish nga Aston Villa për 100 milionë funte, por Kane është dëshira kryesore e këtij afati kalimtar.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Etihad kanë hasur në vështirësi për ta transferuar yllin anglez.
City thuhet se do të duhet të përmirësojë ofertën e tyre për Kane me 50 milionë funte shtesë nëse duan të bindin Tottenhamin për ta shitur atë.
Sipas mediumit The Mirror, kampionët e Ligës Premier nuk kanë bërë asnjë ofertë të përmirësuar që kur oferta e tyre prej 100 milionë funtesh u refuzua.
“Qytetarët” janë të gatshëm të shkojë deri në 120 milionë funte me disa bonuse tjera, por edhe kjo thuhet se nuk do të jetë e mjaftueshme për të nënshkruar me Kane nga Spurs.
Drejtuesit e Spurs janë kategorik në kërkesën e tyre prej 150 milionë funtesh për ta lënë të lirë Kane të largohet. /Telegrafi/