Telegrafi

Man City dhe Reali në kontakte me Marquinhos

Marquinhos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Manchester City dhe Real Madridi janë duke synuar një transferim të mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Marquinhos.

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, City dhe Reali po nga afër situatën e kontratës së Marqunhos me parisienët.

Reprezentuesit brazilian i është ofruar një zgjatje kontrate dy-vjeçare nga PSG, megjithëse ende nuk ka diçka pozitive në këtë aspekt.

Lexo po ashtu PSG i ofron kontratë të re Marquinhos, braziliani do të bëhet lojtari i katërt më i paguar në klub

Këtë situatë duket duan ta shfrytëzojnë dy klubet e mëdha evropiane, City dhe Real që janë në kontakt me përfaqësuesit e Marquinhos për një largim të janarit nga Parisi.

Marrëveshja aktuale e Marquinhos skadon në vitin 2022, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/