Telegrafi

Man City dhe Man Utd të etur për transferimin e Dani Olmos

Manchester United dhe Manchester City janë të etur për të nënshkruar me yllin e RB Leipzig, Dani Olmo.

23-vjeçari është një ish-yll i të rinjve të Barcelonës, i cili u transferua në Dinamo Zagreb në vitin 2014, pasi nuk kishte mundësi te klubi nga Camp Nou.

Megjithatë, Olmo gjeti shkëlqimin te klubi kroat dhe aktualisht po shkëlqen me RB Leipzig në Bundesliga.

Lexo po ashtu Barcelona nuk heq dorë, planifikon transferimin e Olmos në janar

Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, dy klubet e Mançesterit, Unitedi dhe City mund të ofrojnë Olmon në afatin e verës së ardhshme pasi janë të etur ta transferojnë spanjollin.

 

Falk shton gjithashtu se edhe ish-klubi i Olmos, Barcelona është gjithashtu e etur për mesfushorin me tipare sulmuese.

Olmo ka një çmim prej afërsisht 60 milionë euro dhe në rast se paguhet kjo shifër atëherë RB Leipzig do lejonte largimin e tij. /Telegrafi/