Site icon Telegrafi

Man City dhe Juventusi ende larg shkëmbimit Cancelo-Danilo, kanë vlerësime të ndryshme

Manchester City vazhdon të ndjekë Joao Cancelon, por raportohet se është një rrugë e gjatë për të rënë dakord me shifrat e kërkuar nga Juventusi, madje edhe me Danilon.

Bianconerët më parë nuk ishin të gatshëm ta përfshijnë Danilon si pjesë të marrëveshjes, por hapën derën për ta pranuar atë në shkëmbim të pjesshëm.

Sidoqoftë, mediumit Sky Sport Italia paralajmëron se dy klubet kanë vlerësime shumë të ndryshme për të dy lojtarët dhe për çmimin e tyre në treg.

Lexo po ashtu Juventusi ka filluar ta mendojë shkëmbimin e Cancelos me Danilon

Manchester City e konsideron Danilon me vlerë 30 milionë euro dhe Cancelon më pak se 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, Juve do 70 milionë euro për reprezentuesin portugez dhe më së shumti e vlerëson brazilianin Danilo në 25 milionë euro.

Kjo do të thotë se ka ende një hendek të madh midis pozicioneve të tyre, ndërsa problemi tjetër përfaqësohet nga paga e Danilos prej 5.5 milionësh. /Telegrafi/

Danilo (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version