Site icon Telegrafi

Man City dhe Bayerni dëshirojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit nga duart Canin

LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 01: Emre Can of Liverpool celebrates scoring his sides second goal during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and NK Maribor at Anfield on November 1, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester City dhe Bayern Munichu po ndjekin nga afër rebelin e Liverpoolit, Emre Can dhe janë gati të ofrojnë një ofertë për të gjatë janarit.

Emre Can ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Jurgen Kloppit te Liverpooli sezonet e fundit.

Mirëpo, marrëveshja e reprezentuesit të Gjermanisë skadon në qershor dhe ai tregon pak entuziazëm për pajtimin me kushtet e reja të ofruara nga Reds.

Lexo po ashtu Khedira po mundohet ta bind Canin t’i bashkohet Juventusit

Kështu, Can është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha kur dihet kostoja e ulët e transferimit tij gjatë janarit ose falas gjatë qershorit.

Emre Can është titullar i padiskutueshëm te Liverpooli (Getty Images)

Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta ka konfirmuar interesimin e tyre për Can, por mediat italiane raportojnë për konkurrencë të fortë të tyre për shërbimet e gjermanit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Zonja e Vjetër do të përballet me konkurrencë të fortë nga gjiganti anglez, Man City dhe ai gjerman, Bayern Munich.

Lexo po ashtu Man City i bashkohet garës për Emre Canin

Ndërsa, Juventusi do të preferonte të prisnin që të merrnin gjermanin si lojtarë të lirë gjatë verës, City dhe Bayerni shpresojnë të bindin Liverpoolin të shesë në janar për 10 milionë euro.

Të dy gjigantët evropianë shpresojnë të tundojnë Canin me një ofertë të madhe në kontratën e tij në rajonin e tetë milionë eurove në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version