Site icon Telegrafi

Man City, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich: Kush është më afër Haalandit?

Erling Haaland është qendërsulmuesi i dëshiruar nga klubet evropiane të mëdha, ku shumë prej tyre vetëm kanë filluar punën për të bindur norvegjezin.

Barcelona e di që Manchester City është në pozitën më të mirë për momentin për të marrë shërbimet e norvegjezit, por klubi katalunas dhe Real Madridi vazhdojnë të bëjnë lëvizje e tyre për ta fituar besimin e tij.

Nuk duhet të lëmë jashtë garës Bayern Munichun, i cili disa javë më parë përjashtoi blerjen e tij, por do të ishte i gatshëm të rihapte dosjen nëse Robert Leëandosëki largohet nga klubi. Kjo është situata e lojtarit dhe klubeve.

Manchester City

Është në pozitë shumë të mirë për të nënshkruar me lojtarin për disa faktorë. Në radhë të parë, për shkak të fuqisë së madhe ekonomike. Jo vetëm për shkak të parave që mund të marrin nga Abu Dhabi, por edhe sepse kanë ende para për të nënshkruar me një qendërsulmues të madh. Nuk duhet harruar se skuadra nuk e ka mbuluar humbjen e Kun Agueros në fund të sezonit të kaluar. Argjentinasi fitonte 14 milionë euro në sezon.

Krahas fuqisë ekonomike, hyjnë në lojë edhe faktorë të tjerë, si Pep Guardiola dhe mënyra se si luan Man City. Prestigji i Pep është pa dyshim një nxitje për të nënshkruar me klubin anglez. Skuadra e bazon futbollin e saj në sulm dhe në çdo ndeshje gjeneron shanse të pafundme. Një qendërsulmues i mirë mund të fryhet për të shënuar gola dhe Haaland e di këtë. Man City është i gatshëm të vë bast shumë për një sulmues të madh si Haaland.

Lexo po ashtu Man City mban bisedime me Raiolan për nënshkrimin e Haalandin

Dhe nuk duhet harruar as faktori sentimental , pasi babai i futbollistit luante për Manchester Cityn dhe kjo shtytje familjare është një nxitje shumë e madhe.

Real Madrid

Los Blanocs dëshirojnë që sezonin e ardhshëm t’i ketë Kylian Mbappe dhe Haalandin në sulm. Kjo është dëshira e madhe e Florentino Perez. Fillimisht, Madridi i kërkoi Borussias që futbollisti të qëndrojë edhe një vit në Dortmund, duke i rritur pagën dhe duke rritur klauzolën e largimit, e cila aktualisht është 75 milionë . Ishte një ide që kënaqi, përveç Madridit, edhe klubin gjerman që mund të qëndronte edhe një vit me futbollistin dhe gjithashtu të fitonte më shumë para. Në vend të kësaj, të largohej në atë kohë, sic është tani në këtë verë.

Madridi tani e ka të qartë dhe do të tentojë për sulmuesin edhe pse nuk do të hyjë në ankand me klubet tjera. Marrëdhënia e mirë e Real Madridit me Borussia Dortmund është diçka për t’u marrë parasysh dhe ka një vlerë të madhe në këtë operacion.

Perez konsideron se është koha për të nënshkruar me lojtarin, edhe nëse do të kenë problem me emrat e shumtë që do të kenë në sulm si Mbappe, Benzema dhe Vinicius.

Barcelona

Është objektivi i madh që Joan Laporta i vuri vetes kur u bë president i klubit. Problemi i madh në të cilin ai gjendet është problemi ekonomik i klubit. Situata delikate financiare e Barcelonës pengon një operacion që do të shkojë në 250 milionë euro pë pesë vite. Presidenti i Barçës është gati të mbyllë dy marrëveshje të mëdha ekonomike me CVC dhe shitjen e 49% të Barça Studios, e cila do t’i sjellë shumë miliona në klub.

Edhe kështu ai do të duhet të heqë qafe lojtarët për shkak të problemeve që ka me faturën e pagave. Coutinho dhe Dembélé do të largohen, por problemi është kur, sepse koha është e shkurtër.

Lexo po ashtu Barcelona në hall: I duhen 250 milionë euro për Haalandin

Barcelona ka përdorur Xavi për të forcuar pozicionin e tyre në këtë operacion. Trajneri ka folur me Haaland për t’i treguar atij për një projekt që do të sillet rreth tij. Trajneri nuk e ka konfirmuar këtë takim, por këtë javë në një konferencë për shtyp ka thënë se asnjë lojtar nuk i kishte thënë jo Barcelonës prej se ai ka marr drejtimin e skuadrës.

Bayern Munich

Është aktori i fundit që ka hyrë në skenë. Në fillim bavarezët kishin hequr dorë nga blerja duke thënë se nuk ishin i interesuar për norvegjezin.

Megjithatë, largimi i mundshëm i Robert Lewandowskit ndryshon skenarin.

Nëse polaku largohet nga Bayerni, skuadrës do t’i duhet urgjentisht një qendërsulmues dhe ky mund të jetë Haaland. Raiola ia ka ofruar klubit gjerman lojtarit dhe nuk e ka mbyllur derën.

Borussia Dortmund

Klubi i origjinës pret një zgjidhje për këtë çështje. Mundësia që ai të vazhdojë edhe një vit në Dortmund, duket e vogël dhe sulmuesi dëshiron të largohet nga klubi verën që po vije.

Ajo që dëshiron Dortmundi është një zgjidhje e shpejtë për këtë çështje. Nëse Haaland largohet, ata ka nevojë për një qendërsulmues zëvendësues dhe dëshiron të fillojë kërkimin dhe nënshkrimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Për momentin, futbollisti do të kthehet në fushë në këtë fundjavë pasi është rikuperuar nga dëmtimi i tij, siç ka konfirmuar këtë të premte trajneri Marco Rose. /Telegrafi/

Exit mobile version