Manchester City thuhet se ka arritur marrëveshje personale me 18-vjeçarin brazilian të Palmeiras, Vitor Reis.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, City po ecën përpara me ndjekjen e qendërmbrojtësit të talentuar brazilian, Vitor Reis, i cili luan për Palmeiras.
Romano shton se klubi anglez ka arritur tashmë marrëveshje personale me lojtarin dhe tanimë ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes klubeve.
🚨🔵 Manchester City have agreed on personal terms with Vitor Reis and his agent, contract ready and green light from 18 yo centre back!
Negotiations underway to close the deal with Palmeiras around €40m, progress being made fast to avoid more clubs bidding.
Advancing fast 🇧🇷 pic.twitter.com/uQE4rZmkNh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 9, 2025
Pavarësisht konkurrencës nga klube të tjera si Real Madrid dhe Brighton, adoleshenti mbetet një objektiv kryesor për Cityn, i cili po punon shumë për të siguruar nënshkrimin e tij.
City thuhet se po përgatit një paketë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin premtues, me bisedimet që po vazhdojnë në Brazil.
Pasi kanë parë oferta të tjera të refuzuara, kampionët e Ligës Premier janë të bindur se oferta e tyre do të jetë e mjaftueshme për të marrë Reis në ditët në vijim. /Telegrafi/