Telegrafi

Man City 3-0 Wolves, notat e lojtarëve

Gabriel Jesus (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me lehtësi me rezultat 3-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.

City i Pep Guardiolas ka marrë edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat, pasi ka mposhtur Wolves dhe i është ofruar Liverpoolit lider në vetëm katër pikë.

Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga Gabriel Jesus (10′, 39′) dhe Conor Coady (78′, OG).

Lexo po ashtu City fiton me lehtësi ndaj Wolves

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht braziliani Jesus, i cili së bashku me Raheem Sterling u vlerësuar me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e ndëshkuar me të kuq, Willy Boly, që u notua me 4.8.

Man City:

Wolves:

/Telegrafi/