Rina Balaj e ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Mami”.
Producentët e njohur ZzapnChriss janë kujdesur për muzikën e këtij projekti.
Ndërkaq, vet Rina e ka shkruar tekstin e këngës që pritet të pëlqehet nga fansat e saj.
Produksioni Filmnation e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.
Rina e pati shpërthimin e saj në duetin me Feron, “S’ka konkurrencë”, që u publikua në muajin prill.
Ndërkaq, para një jave, ajo e lansoi videoklipin e këngës “Ashiqare” që po ashtu është pritur shumë mirë nga fansat e muzikës së saj.
Videoja muzikore e asaj kënge është shikuar mbi 1.5 milionë herë në YouTube, vetëm shtatë ditë pas publikimit. /Telegrafi/