Telegrafi

“Mamacita” kënga më e re e S4MM

S4MM, foto:Instagram

Një projekt i ri muzikor po vjen edhe nga reperi nga Tetova, S4MM. 

Reperi shqiptar i cili qysh nga fillimi i këtij viti po punon për albumin e ri, duket se do të sjellë edhe një këngë të re për fansat e tij.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se shumë shpejt vjen me këngë të re që titullohet “Mamacita”.

S4MM poashtu falënderon edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij që janë pjesë e kësaj kënge.

“Për veti”, është një prej realizimeve të fundit të këngëtarit shqiptar në bashkëpunim me artisten Ona, ndërsa tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur për fansat e tij.

“1 gur dy plluma”, është një nga projektet më të përfolura të reperit për shkak të ‘diss-ave’ që kishte bërë ndaj grupit ‘Hellbaninaz’ dhe Feros. /Telegrafi/