Site icon Telegrafi

Malta udhëheq Evropën në rregullimin e industrisë së kriptovalutave

Deri sa Komisioni Evropian ende po mendohet nëse Bashkimi Evropian ka nevojë për rregullimin e aseteve të kriptovalutave dhe tregtimit të tyre, sic duket shteti i Maltës ka vendosur të ecë vetë përpara në këtë drejtim.

Por rreziku i investimit në këtë industri u bë i qartë vitin e kaluar kur Bitcoin humbi tre të katërtën e vlerës nga 20 mijë dollarë në dhjetor të 2017-së.

Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave ra në 110 miliardë dollarë në fund të muajit janar nga 830 miliardë dollarë që ishte vitin paraprak, përcjell Telegrafi.

Sipas autoritete rregullatore, këto zhvillime ndodhën në një vakum ligjor, ku në muajin janar këta kërkuan që të parandalohet pastrimi i parave dhe të mbrohen investitorët në këtë sektor, por deri më sot Komisioni nuk ka ndërmarrë asnjë veprim me frikën se mund të dëmtojë industrinë në hapat e saj të parë.

Malta është vendi që ka marrë veprimet më drastike duke krijuar një trup rregullator me synimin për t’u bërë qendra e industrisë së kriptovalutave në Evropë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta

Autoriteti rregullator financiar në Maltë tha se “janë në hapat e para të krijimit të një baze ligjore që adreson të gjitha rreziqet që nga konsumatorët, tek integriteti i tregut, luftimi i krimit financiar dhe siguria kibernetike”. /Telegrafi/

Exit mobile version