Përfaqësuesja e Kosovës fitoi ndaj Maltës me rezultat 0-5 në Ligën e Kombeve.
Golat për Dardanët i shënuan Vedat Muriqi (15′), Benjamin Kololli (70′),
Donis Avdijaj (78′, 80′) dhe Milot Rashica (86).
Më i miri në këtë takim sipas WhoScored ishte Rashica, i cili përveç golit asistoi dy herë.
Me notë të lartë u vlerësuan edhe golashënuesit Muriqi, Kololli dhe Avdijaj.
Për paraqitje të mirë vlejnë të theksohen edhe Heruran Kryeziu dhe dyshja e mbrojtjes Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.
Te Malta më i miri ishte Juan Corbalan, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve, por edhe një sondazh për “Lojtarin e ndeshjes’ nga tifozët:
Malta:
Kosova:
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ajo ndaj Azerbajxhanit. /Telegrafi/