Telegrafi

Malishevë, një femër raporton dhunë fizike e psikike nga burri e vjehrri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër në Malishevë ka raportuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshorti dhe vjehrri i saj) në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Rasti është raportuar të dielën, në ora 15:15.

Viktima ka ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij  është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/