Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër në Malishevë ka raportuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshorti dhe vjehrri i saj) në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Rasti është raportuar të dielën, në ora 15:15.
Viktima ka ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/