Telegrafi

Mali i Zi publikon listën anti-Kosovë, ftohet edhe Fatos Beqiraj

Mali i Zi gjatë muajit të ardhshëm do të zhvillojë ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian të futbollit, i cili do të mbahet gjatë vitit të ardhshëm.

Malazezët kanë para vetes dy ndeshje mjaft të vështira, ku njërën prej tyre do ta zhvillojë pa publik.

Në fakt, Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës më 7 qershor në stadiumin e kryeqytetit në Podgoricë, i cili takim do të zhvillohet pa praninë e publikut shkaku i ndëshkimit nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Tashmë përzgjedhësi i kundërshtarëve tanë, Ljubiša Tumbakovic, ka publikuar listën e lojtarëve që ka ftuar për ndeshjet me “Dardanët” dhe Republikën Çeke.

Në mesin e futbollistëve është edhe sulmuesi shqiptar nga Peja, Fatos Beçiraj, i cili për herë të parë do të luajë kundër vendlindjes.

Lexo po ashtu Fatos Beqiraj: Familja ime është në Kosovë, por unë e shikoj nga ana sportive dhe dua të fitoj me Malin e Zi

Adam Marusic (Lazio), Stevan Savic (Atletico Madrid) e Stevan Jovetic (Monaco) janë disa prej yjeve që pritet të luajnë kundër Kosovës.

Ndryshe, Kosova është një pozitë më lartë se malazezët në renditjen tabelore të grupit A, në saje të goldallimit gjersa secila ka nga një pikë, por Mali i Zi ka një ndeshje më tepër se ne. /Telegrafi/

Portier
Mbrojtës

 

Mesfushor

 

Mesfushor

 

Sulmues