Site icon Telegrafi

Mali i Zi afat deri më 15 nëntor për formimin e qeverisë

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi (PDS) dhe mandatari i konfirmuar Dushko Markoviq, e përfunduan raundin e parë të bisedimeve me partitë e pakicave dhe me Socialdemokratët për formimin e kabinetit të ri qeveritar, transmeton Tanjug.

Duke iu referuar burimeve nga PDS, mediat malazeze lajmërojnë se Qeveria mund të formohet deri më 15 nëntor.

Deri tani janë zhvilluar vetëm bisedime parimore për ndarjen e dikastereve, ndërsa marrëveshje më konkrete për ndarjen e roleve në pushtetin ekzekutiv do të publikohet pasi që më 7 nëntor do të formohet Parlamenti i ri dhe presidenti Filip Vujanoviq edhe zyrtarisht Markoviq do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, shkruan gazeta “Pobjeda”.

Exit mobile version