Telegrafi

Maldini zgjedh dy mbrojtësit modern më të mirë në botë

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini i konsideron mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos dhe atë të Paris Saint-Germain, Thiago Silva, si mbrojtësit më të mirë në botën e futbollit.

Ish-reprezentuesi italian e njeh artin e mbrojtjes pasi që ka fituar statusin si një nga figurat portret për këtë pozitë, gjatë karrierës së tij të shquar.

Maldini ka kaluar gjithë karrierën e tij me Milanin, duke e bërë mbi 900 paraqitje në klub dhe duke fituar 126 paraqitje për vendin e tij.

Lexo po ashtu Ferguson zbulon momentin kur e kërkoi Maldinin nga babai i tij për të luajtur te Manchester United, përgjigja që mori ishte e shkurtër (Video)

Ai është cilësuar shpesh si njëri nga më të mëdhenjtë e kohës së tij dhe pesë herë fitues i Kupës Evropiane e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij në lidhje me mbrojtësit më të mirë në epokën moderne.

Sipas ish-kapitenit të Milanit, Ramos i Realit dhe Silva i PSG-së janë dy mbrojtësit më të mirë në futbollin modern.

“Sergio Ramos është shumë i mirë, por ndonjëherë ai harron në lidhje me mbrojtjen. Ai është një lojtar i madh, ai ka aftësi dhe ai mund të shënojë”, ka thënë Maldini për Grant Wahl Planet Futbol.

“Gjithashtu pëlqej Thiago Silvan, ai luan për PSG kështu që ju nuk e shihni Ligën franceze shumë shpesh në Itali, ne nuk i shohim ndeshjet e tyre në ligë shumë shpesh, por unë kujtoj atë kur ai ishte në Milano”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/