Pasi zgjodhi dy mbrojtësit më të mirë që ishin Sergio Ramos dhe Thiago Silva, legjenda Paolo Maldini ka zgjedhur edhe sulmuesit më të mirë që është përballur me ta.
Ai ka lavdëruar edhe sulmues si Maradona, Ronaldo, Zidane e Platini, që ka luajtur kundër tyre.
“Kundërshtari më i mirë, më duhet të them se ishte Diego Maradona. Sepse ai ishte Maradona, gjithashtu edhe në fushë ishte shumë djalë i mirë, i respektueshëm”.
“Pas tij, mendoj se është braziliani Ronaldo, në dy vitet e tij tek Interi para se të lëndohej ishin shumë, shumë të mira”.
“Gjithashtu kam luajtur kundër Zidanes, e Platinis, edhe ata ishin shumë, shumë të mirë”, është shprehur Maldini. /Telegrafi/