Paolo Maldini këmbëngul se Luka Modric do të ishte lojtar perfekt për Milanin, por shton se kurrë nuk kanë negociuar për të.
Milani thuhet se është gati të hidhet në sulm për Modric në rast se Real Madridi vendos ta shes mesfushorin.
Por, Maldini e bëri të qartë se kroati nuk ishte një objektiv për Rossonerët, pavarësisht kualitetit të tij.
“Ne kurrë nuk negociuam për Modric, por e kemi thënë me Giampaolo: ky klub po kërkon lojtarë të mirë dhe me përvojë”, ka thënë fillimisht legjenda e klubit.
“Rritja e lojtarëve të rinj zhvillohet nëpërmjet pranisë së lojtarëve të rinj”.
“Modric do të ishte i përsosur këtu, por kurrë nuk kemi negociuar për të”, përfundoi Maldini. /Telegrafi/