Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, pranon se ndjen keqardhje që nuk u transferua në Real Madrid.
Maldini kaloi gjithë karrierën e tij te Milani, duke fituar shumë trofe të rëndësishëm në Itali dhe Evropë.
Mbrojtësi italian ishte ndër me të mirët në botë në kohën e tij dhe kjo bëri që skuadrat e mëdha të interesoheshin për të, ndër ta edhe Real Madridi, për të cilët ka shumë respekt.
“Nëse duhej të largohesha nga Milani, do të kisha nënshkruar për Real Madridin. Për mua, ishte gjithmonë ekipi që na ngjante më shumë”, ka thënë fillimisht Maldini për Radio Monte Karlo.
Maldini gjithashtu ka konfirmuar edhe bisedimet me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për një rol me klubin.
“Kam biseduar me presidentin Nasser disa herë. Shkoja ta takoj atë gjatë disa ndeshjeve, por ai nuk mund të dalë me një propozim të fortë, edhe pse jam i hapur për të”, përfundoi legjenda italiane e Milanit. /Telegrafi/