Drejtuesit e Milanit, Ivan Gazidis dhe Paolo Maldini janë ndeshur mes vete për një marrëveshje të mundshme për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Ozil nuk po kalon kohë të mira te Arsenali dhe kohëve të fundit është përfolur për një largim të tij nga Emirates.
Shumë skuadra të mëdha evropiane janë lidhur me një transferim të mundshëm të yllit gjerman, ndër to edhe Milani.
Megjithatë, drejtuesit e Rossonerëve nuk po arrin të pajtohen mes vete për transferimin ose jo të Ozilit në San Siro.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, Milani u ofrua me Ozilin dhe ardhja e tij u kërkua nga Maldini, i cili miratoi “cilësinë dhe përvojën” e gjermanit.
Megjithatë, Gazidis do të kishte përjashtuar një ribashkim me 30-vjeçarin në San Siro, pasi ka punuar me të te Arsenali.
Gazidis ka arsyetuar mendimin e tij duke thënë se kuqezinjtë janë duke u fokusuar në lojtarë të rinj me vlerë.
Rrjedhimisht, gazeta paralajmëron se mund të ketë një ‘divorc’ midis ish-drejtorit të Arsenalit dhe legjendës së Milanit. /Telegrafi/