Sulmuesi i talentuar brazilian, Malcom pritet të largohet në verë nga skuadra franceze Bordeaux.
Paraqitjet jashtëzakonisht të mira në Ligue 1, kanë bërë klubet e mëdha të mendojnë transferimin e tij.
Lideri aktual i Ligue 1, Paris Saint Germain po tenton transferimin e tij pasi Malcom ka pëlqimin edhe të brazilianit Neymar.
Por sulmuesi anësor po kërkohet edhe në Angli nga tri skuadrat e mëdha londineze si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.
Roma është skuadra italiane që gjithashtu po e dëshiron lojtarin pasi i përshtatet stilit të Giallorosëve.
Por favoriti kryesor për transferimin e talentit të Ligue 1 mbetet gjiganti gjerman Bayern Munich.
Bordeaux ka bërë të ditur se do ta lë të lirë lojtarin vetëm nëse vije një ofertë nga mbi 55 milionë euro.
21-vjeçari këtë edicion ka arritur të shënoj nëntë gola dhe të asistoj në shtatë të tjerë. /Telegrafi/