Një nga lojtarët që po ndjek Arsenali në afatin kalimtar të janarit për të zëvendësuar Alexis Sanchezin në rast të largimit është Malcom.
Topçinjtë janë të gatshëm ta paguajnë 50 milionë euro për yllin e Bordeaux që po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1.
20-vjeçari ka treguar edhe një herë se meriton t’i jepet shansi të luajë në një skuadër të madhe si ajo e Topçinjve.
Braziliani dhuroi një asistim fantastik në fitoren e Bordeaux ndaj Troyes me rezultat 0-1.
Ai është i kërkuar edhe nga Tottenahmi, agjenti i tij ndodhet në Londër dhe në ditët në vazhdim priten hapa konkret për transferimin e tij.
Në këtë sezon Malcom ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/
https://twitter.com/L1Buts/status/952259824800223232