Telegrafi

Malcom: Messi nuk është nga kjo botë

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Malcom, ka folur fjalë të mëdha për bashkëlojtarin dhe kapitenin e tij Lionel Messi.

Messi është duke luajtur në nivele të larta për më shumë se dhjetë vite dhe plot pesë herë ka fituar Topin e Artë.

Magjia, golat, asistime dhe loja e tij ekipore kanë bërë që Messi të fascinojë bashkëlojtarin e tij Malcom.

Lexo po ashtu Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Sane në mëdyshje mes Messit e Ronaldinhos  

Sipas Malcom, pesë herë fituesi i Topit të Artë është nga një botë tjetër dhe meriton gjitha lëvdatat që ai merr.

“Për mua, ai nuk është nga kjo botë. Është nga një botë tjetër”, ka thënë fillimisht Malcom për faqen zyrtare të Barcelonës për kapitenin e tij.

“Thjeshtësia dhe përulësia e tij janë të pabesueshme”.

Lexo po ashtu Golashënuesit më të mirë të vitit 2018 - mbretëron Messi, Ronaldo e ndjek nga pas

“Ai e meriton të gjithë këto lëvdata”.

“Marrëdhënia ime me shokët e skuadrës po bëhet gjithnjë e më mirë”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/