Gabriel Barbosa i ka ditët e numëruara te Interi.
Pasi i dështoi transferimi te Sportingu i Lisbonës, tani për brazilianin janë hapur pista të reja.
Sipas Mundo Deportivo, është Malaga skuadra që po prinë garën për lojtarin brazilian.
Kalimi i tij te klubi spanjoll pritet të jetë në formë të huazimit.
Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe disa skuadra angleze. /Telegrafi/