Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së Kryetarit të Degës së AKR-së në Pejë, Xhevdet Krasniqi.
Makolli ka thënë për Telegrafin se dorëheqja e Krasniqit nga kreu i degës, ka ardhur pas mbledhjes së kryesisë së Degës së AKR-së në Pejë, ku është analizuar puna dhe rezultatet e kësaj dege në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale.
“Në mbledhjen e kryesisë së degës, ku isha i pranishëm edhe unë, është konstatuar se rezultatet e degës në zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar dhe në ato lokale kanë qenë dëshpëruese. Si përgjegjësi kryesor për rezultatet e dobëta ka dhënë dorëheqje kryetari i dege, z.Xhevdet Krasniqi”, ka thënë Makolli.
Sipas Makolli, deri në Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor, Kreshnik Krasniqi do të jetë koordinator i Degës së AKR në Pejë. /Telegrafi/