E ngarkuar sipër një furgoni, kjo makinë shkon aty ku duhet të ndërrohet goma, e jo vetura të shkojë tek makinisti.
WS-561 – C Mobile ndihmon të ndërrohet goma e shpuar apo e shqyer.
Kjo makinë ka gjenerator dhe kompresor të integruar, duke i dhënë fuqi që të heq dhe të vë gomën tjetër në diskun e metaltë, transmeton Telegrafi.
Dhëmbët fuqishëm bëjnë që rrota të fiksohet për bazamentin e makinës, pastaj duhet që rrethi i gomës të lyhet me lubrifikant.
Më pas, procesi i heqjes së gomës, zgjatë vetëm pak sekonda.
Vënia e gomës në rrotë, bëhet duke u ndjekur një procedurë pothuajse i njëjtë.