Site icon Telegrafi

Makina Range Rover Evoque që Aguero ia dhuroi punonjësit të fanellave të Man Cityt, përfundon në shitje në eBay

Aguero së fundmi u largua nga Manchester City, klubi ku ai ka qenë që nga viti 2011, por së pari ai dëshironte të bënte nga një dhuratë të mirë për secilin nga pjesëtarët e klubit anglez.

Argjentinasi organizoi një short për të dhuruar një nga makinat e tij, një Range Rover Evoque të vitit 2016, ndërsa përveç kësaj, ai gjithashtu u dhuroi të gjithëve një orë Hublot, me vlerë më prej më shumë se 1.000 euro.

Makina e Agueros përfundoi në duart e punëtorit të fanellave, Ally Marland, i cili gjithë kohën është marrë me larjen dhe rregullimin e tyre.

Lexo po ashtu Largimi i Agueros nga City me plot dhurata: Nga një orë për secilin punëtorë në klub, dhuroi në formë lotari veturën dhe bëri donacioni një shumë të madhe me para

Përkundër entuziazmit të pronarit të ri të Range Rover, disa ditë më vonë ai dhe gruaja e tij vendosën të vendosnin makinën në shitje.

Marland nuk ka nevojë për të, pasi ata tashmë kanë dy makina dhe kjo është arsyeja pse ai ka vendosur ta nxjerrë atë në shitje në kompaninë e njohur ‘eBay’.

Synimi është që të ata të fitojnë më shumë se 26,500 euro, përkundër faktit se vlerësohet disa mijëra euro më shumë.

Pesë për qind e të ardhurave do të shkojnë për një çështje bamirësie apo më saktë për Shtëpinë e Fëmijëve ‘Derian House’ në Chorley.

“Ne jemi të vetëdijshëm për punën që ata bëjnë dhe se si varen nga operacionet për të vepruar”, shpjegoi gruaja e Ally për gazetën The Sun.

Lexo po ashtu Publikohet video e Agueros duke ia dhuruar veturën e tij Range Rover Evoque punëtorit të klubit të Man Cityt

Ndryshe, Aguero i dha lamtumirën në këtë mënyrë asaj që ka qenë shtëpia e tij deri më tani.

Legjenda e Cityt përfundoi kontratën e tij dhe u transferuar së fundmi te Barça, ku do të takohet përsëri me shokun e tij të skuadrës Lionel Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version