Telegrafi

Makina e parë elektrike nga Porsche, prezantohet si pjesë e një filmi të animuar

Ky nuk është një film, në të cilin pritej të shfaqej një makinë elektrike si Taycan

Shfaqja e makinave të reja, si pjesë e filmave të ndryshëm që realizohen në Hollywood, nuk është asgjë e re, transmeton Telegrafi.

Mirëpo derisa Audi e-tron GT vozitet nga një super-hero në filmin e ri të Marvel, Porsche ka marrë një vendim shumë më ndryshme.

Për ta prezantuar makinën e parë elektrike, kjo kompania ka zgjedhur ta bëjë pjesë e një filmi të animuar që shfaqet së shpejti në kinema.

Në pritje të prezantimit të Taycan që do të ndodhë në shtator, kjo makinë do të shfrytëzohet nga agjenti sekret Rex Dasher, si pjesë e filmit Playmobile.

Data 30 gusht, është rezervuar për shfaqjen e këtij filmi, derisa Porsche Taycan do të lansohet në treg disa ditë më vonë me 592 kuaj fuqi. /Telegrafi/