Telegrafi

Makelele zbulon pas shumë vitesh se zgjodhi Chelsean para Unitedit dhe Interit

Ish-mesfushori francez, Claude Makelele ka zbuluar pas shumë viteve se ka zgjedhur Chelsean para Manchester Unitedin, pasi iu kishte bërë një premtim Bluve.

Tani, pas shumë viteve, Makelele ka folur me FourFourTwo dhe ka zbuluar një marrëveshje që ai kishte bërë me Chelsean për tu transferuar në Stamford Bridge.

“Unë kisha parë se si po shkonin gjërat në Real Madrid. I thashë Chelseat se “nëse largohem, unë do të vij aty”. Unë u dhashë atyre një premtim”, ka thënë fillimisht Makelele.

Lexo po ashtu Ramos, CR7, Raul – formacioni më i mirë i Real Madridit në epokën e Ligës së Kampionëve

“Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për të më nënshkruar. Në atë kohë isha 30 vjeç, por ata përsëri paguan një tarifë të konsiderueshme transferimi”.

“Unë shkova te Chelsea sepse ata erdhën tek unë të parët”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në histori të Chelseat me futollistë jo anglezë - Makelele, Hazard dhe Drogba, por mungon Kante

“Ekipet e tjera si Interi dhe Manchester United mu afruan dhe ata kishin treguar interes para se të shkoja në Madrid”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Makelele tani është duke punuar te Chelsea me lojtarët e huazuar të klubit në klube tjera evropiane. /Telegrafi/