Telegrafi

“Make a Pose” edhe në profilin e Don Xhonit në TikTok arrin shifra të larta klikimesh

Foto: YouTube

Duket se sukseset nuk kanë të ndalur për reperin e ri të estradës shqiptare, Don Xhon.

Artisti, i cilësuar si fenomen i karantinës, vazhdon të jetë shumë aktiv e i komentuar edhe këtë vit.

Ai ditë më parë ‘tronditi’ botën me një ‘freestyle’ të bërë në emisionin Gjoni Black, i cili tashmë është shërndarë gjithandej dhe ka marrë reagime të shumta.

Don Xhoni (Foto: Instagram)

Kjo ka bërë që artisti nga Drenica të jetë në qendër të vëmendjes, pasi tanimë është shpërndarë edhe nga emisionet e famshme siç ishte rasti i ‘Ellen Show’.

Lexo po ashtu Faqja e famshme "Ellen Tv Show" në Instagram publikon 'freestyle'-in e Don Xhonit që tashmë është bërë viral

Sidoqoftë, sfida me ‘Make a pose’ u publikua edhe në profilin e DonXhon në TikTok dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka arritur të mbledh tre milionë shikime.

“3 milionë në TikTok, gëzuar për mua”, ka qenë përshkrimi i një fotografie që ka ndarë në InstaStory.

Një pjesë e publikuar në YouTube e këtij ‘freestyle’ gjithashtu ka grumbulluar mbi nëntë milionë klikime. /Telegrafi/