Bukuroshja atraktive, Majlinda Zeka po shijon jetën e natës, përkundër spekulimeve se është shtatzënë dhe babai i fëmijës është reperi Majk.
Reperi Majk ka kohë që po spekulohet se do të bëhet baba i fëmiut që e mbanë Majlinda Zeka, tashmë ish e dashura e tij.
Nuk dihen shkaqet e ndarjes së çiftit, por ajo që dihet është se ata ishin prezent në Zone Club – por jo së bashku.
Telegrafi mëson se Majlinda ishte prezente me dikë tjetër në pjesën e poshtme të Zones, teksa Majk ishte prezent me miq të tij në pjesën VIP.
Nuk dihet nëse ata janë takuar rastësisht apo qëllimshëm, por se Zone ata i ka bashkuar në një vend pas shumë kohësh dhe pas shumë spekulimeve.
As bukuroshja që njihet për linjat bombastike, e as Majlinda nuk janë prononcuar për këtë temë. /Telegrafi/