Majlinda Kelmendi javë më pare ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që u mbajt në Paris.
Xhudistja 25-vjeçare fitoi në finale ndaj japonezes Natsumi Tsunoda, e cila mposhti kosovaren Distria Krasniqi në gjysmëfinale.
Por, kjo nuk do të thotë se duhet të pushojë kampionia olimpike pasi që para saj ka edhe shumë turne botëror, transmeton Telegrafi.
Ajo ka filluar të bëj edhe stërvitje speciale, të cilat nuk i kemi parë më parë t’i ketë bërë Majlinda.
Xhudistja është fotografuar me revole në dore, derisa po përgatitej të gjuajë në cak.
“Stërvitje speciale”, ka shkruar në Facebook trajneri i pejanes dhe përfaqësueses së Kosovës, Driton Kula.
Pas triumfit në kryeqytetin francez, Kelmendi ka folur në një intervistë ekskluzive për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ku ka zbuluar shumë gjëra duke mos harruar të flet edhe për dashurinë dhe përkrahjen e madhe që ka nga populli shqiptar. /Telegrafi/