Site icon Telegrafi

Majlinda Kelmendi rrëzon për tokë këngëtaren Big Mama (Video)

Këngëtarja e njohur Big Mama është pranë publikut shqiptar çdo të dielë, përmes emisionit të saj “Mama’s trip”.

Risi në emisionin e saj këtë vit kanë qenë vizitat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, gjersa destinacioni i radhës për emisionin e ri të këngëtares ka qenë qyteti i Pejës.

Lexo po ashtu Kë po e rrotullon në ajër Big Mama? (Video)

Në YouTube është publikuar promoja e emisionit, i cili do të transmeohet të dielën, teksa përmes imazheve shihen “çmenduritë” i Bigit që ka bërë përgjatë këtij qyteti.

Ajo kishte vendosur të vizitojë qendrën, më pas Rugovën, gjersa më vonë ka shkuar edhe në qendrën e ushtrimeve të xhudos.

Atje Big Mama është takuar me sportisten e njohur Majlinda Kelmendin, me të cilën ka realizuar edhe një intervistë.

Big mama dhe Majlinda Kelmendi gjatë emisionit “Mama’s Trip”.

Në një nga momentet Big Mama ka provuar të ndeshet me xhudisten e njohur, gjersa kjo e fundit e ka rrëzuar për tokë brenda dy sekondave. Për më shumë mund të ndiqni videon në sekondën e 53-të. /Telegrafi/

Exit mobile version