Kampionia e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, ka humbur në ndeshjen e parë dhe është eliminuar nga Lojërat Olimpike.
Të dielën, në “Nippon Budokan”, xhudistja jonë ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje shokuese nga hungarezja Reka Pupp, duke bërë që synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike të fashitet.
Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.
Natyrisht se jo ishte befasia e madhe e xhudos deri tani, pasi që mund të thuhet se të gjithë kanë pritur së paku medaljen e bronztë nga Majlinda.
Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena.
Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medjales së artë olimpike në Rio 2016, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, çka aktualisht nuk ia doli. /Telegrafi/