Site icon Telegrafi

Majlinda e artë feston sot ditëlindjen, Driton Kuka: Urime ambasadorja jonë, por që nuk ka pasaportë diplomatike

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi sot ka një arsye më tepër për të festuar.

Xhudistja jonë sot ka ditëlindjen dhe mbush plotë 27 vjet ndërsa ka marr urime të shumta prej miqve dhe familjarëve.

Natyrisht, nuk ka munguar edhe urimi i njeriut më meritor për arritjet e pejanes, trajnerit Driton Kuka.

Majlinda Kelmendi (Getty Images)

Ky i fundit ka publikuar një mesazh në llogarinë personale në Facebook teksa e përgëzuar bukuroshen tonë.

“Majlinda sot feston ditëlindjen! Kampione Evropiane, Botërore e Olimpike e vetmja Shqiptare që ka arrit krejt titujt e mundshëm në Sport! Urime dhe shëndet të uroj dhe jam shumë krenar me ty! Ambasadorja më e fuqishme e Shtetit tonë të ri, por ende pa Pasaportë Diplomatike, por me respektin më të madh në zemrat e Shqiptarëve kudo që janë!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Kujtojmë se Kelmendi aktualisht është duke u shëruar prej lëndimi të marr kohë më parë dhe pritet që shumë shpejt të paraqitet në gara ndërkombëtare.

Ndryshe, Majlinda deri më tani ka fituar një medalje të artë të lojërave olimpike dhe ka qenë kampione e Evropës dhe Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version