Emri i Majlinda Kelmendit zakonisht asocon me ‘të fortën’ e Kosovës, e cila del fituese në çdo garë ku merr pjesë.
Mirëpo, krenaria e sportit shqiptar ka edhe anën e butë femërore, të cilës i kushton rëndësi kohë pas kohë.
Ngjashëm ka vepruar edhe këtë herë duke bërë një ndryshim në dukjen e saj. Ajo e ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe duket shumë mirë.
Këtë ndryshim, Majlinda ia ka besuar stilistit të njohur të flokëve, Kaci Lleshi, i cili e ka bërë xhudisten e famshme që të duket bukur. /Telegrafi/