Telegrafi

Majku dhe Yll Limani lansojnë duetin “Krejt t’i fala”

Yll Limani (Foto: Instagram/YllLimani)

Reperi Majk dhe këngëtari Yll Limani e kanë publikuar bashkëpunimin e ri muzikor, të cilin e kanë kompletuar me videoklip.

“Krejt t’i fala” mban titullin kënga e re e dyshes që pritet të pëlqehet nga fansat e tyre.

Për anën vizuale është kujdesur produksionin Imagine Films.

Tekstin e kanë shkruar dy këngëtarët, ndërsa projekti është prodhim i Diverse Music.

Don Gima e ka bërë miksimin dhe masterizimin, ndërsa incizimi i vokalit është bërë nga Diverse Music dhe Cricket Music.

“Prej se jena nda” është njëri prej projekteve më të fundit të Yll Limanit që ka kaluar shifrën prej 11 milionë shikimesh në YouTube.

Dueti me Getoar Selimin, “Paris Milano”, është një prej projekteve më të fundit të Majkut, videoja e të cilit është shikuar mbi 26.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/