Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin provokohet nga dobësia e jo nga forca.
Majko me anë të një reagimi në Twitter duke komentuar “fjalorin” e presidentit rus, ka theksuar se agresioni në Ukrainë, ku po vriten të pafajshëm, sipas Putinit, është “operacion special”.
“‘Fjalori’ i zotit Putin: E konsideron vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Federatës Ruse, si ‘shpallje lufte’; Agresioni në Ukrainë, ku po vriten të pafajshëm, sipas tij, është ‘operacion special'(!). Putin provokohet nga dobësia, jo nga forca!”, thekson Majko.
"Fjalori" i zotit Putin:
– E konsideron vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Federatës Ruse, si "shpallje lufte”…
– Agresioni në Ukrainë, ku po vriten të pafajshëm, sipas tij, është “operacion special”(!).
Putin provokohet nga dobësia, jo nga forca! pic.twitter.com/fggvfBw1cA— Pandeli Majko (@PandeliMajko) March 6, 2022
Po ashtu, Majko pati reaguar pas deklaratë së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës e ndarë mes Qeverisë së Kyivit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. /Telegrafi/